Zëvendësambasadori i SHBA-ve në Kosovë -Michael Marphy është shprehur se : sot gjendem në komunën e Klinës jo rastësisht, por që të tregojmë se Klina është shembull për të mirë në procesin e kthimit.
Zëvendësambasadori i SHBA-ve në Kosovë- Michael Marphy i shoqëruar nga ministri për Kthim –Radojica Tomiq e kanë vizituar komunën e Klinës. Gjatë këtij takimi kryetari i komunës Sokol Bashota e ka njoftuar zëvendësambasadorin e SHBA-ve Marphy për zhvillimet në komunën e Klinë. Deri me tani në komunën e Klinës janë kthyer 460 familje . Të gjithë qytetaret e komunës së Klinës kanë lëvizje të lirë pa dallim etnie ka thënë kryetari Bashota. 

Zëvendësambasadori i SHBA-ve në Kosovë -Michael Marphy është shprehur se : sot gjendem në komunën e Klinës jo rastësisht, por që të tregojmë se Klina është shembull për të mirë në procesin e kthimit.
Ministri për Kthim- Radojica Tomiq gjatë këtij takimi është shprehur se : gjendemi në Klinë për të përmbyllur projektin RRK II, i cili është mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria për Kthim. Klina është një ndër komunat më të suksesshme në procesin e kthimit.

Pas takimin në komunë zëvendësambasadori i SHBA-ve- Marphy i shoqëruar nga ministri Tomiq dhe kryetari Bashota e kanë vizituar fshatin Drenoc të komunës së Klinës .