Këshilli Danez për Refugjat, në projektin e financuar nga UNHCR ka organizuar vizitën per komunitetin serb “Shko e Shiqo” duke ju mundësuar që me 31 tetor dhe me 01 nëntor ,14 –të kryefamiljar të komunitetit serb që momentalisht janë të zhvendosur në Serbi, , të vizitojnë fshatin Drenovqiq të Klinës.
Këshilli Danez për Refugjat, në projektin e financuar nga UNHCR ka organizuar vizitën per komunitetin serb “Shko e Shiqo” duke ju mundësuar që me 31 tetor dhe me 01 nëntor ,14 –të kryefamiljar të komunitetit serb që momentalisht janë të zhvendosur në Serbi, , të vizitojnë fshatin Drenovqiq të Klinës. Qëllimi i vizitës është që personat të zhvendosur të ju mundësohet vizita duke u informuar nga autoritet lokale rreth situatës aktuale në vendin e tyre të origjinës.

Millorad Sharkoviq –Zyrtar në zyrën për Kthim në komunën e Klinës, është shprehur se është një vizite ku ju mundëson personave të zhvendosur që t’i vizitojnë pronat e tyre. Sa i përket procesit të kthimit në komune e Klinës , mund të them se jemi ndër komunat më të mira që ka ec ky proces. Për të gjithë ata që janë kthyer ju është dhënë edhe mundësia e punësimit si në polici, shëndetësi,i por ajo që është më e mundshmja është bujqësia . Në të gjitha fshatrat ku kemi të kthyer ju kemi dhuruar pajisje për bujqësi , në mënyrë që t’iu krijohet mundësia që t’i punojnë tokat e tyre.
Në takimin e sotëm të kësaj vizite morën pjesë; përfaqësues nga Ministria për Kthim , përfaqësues nga UNHCR , DRC, Zyrtar nga zyra për Kthim në komunën e Klinës si dhe përfaqësues nga DRC- Kragujevc.