Projekti për ndërtimin e 16-të, shtëpive të komunitetit RAE, po vazhdon edhe më tej. Vitin e kaluar 12-të, familje të këtij komuniteti janë kthyer në fshatin Klinavc të komunës së Klinës, ndërsa sot janë kthyer edhe tri familje, ku zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i çelësave të shtëpive.
Projekti është implementuar nga UNHCR, dhe financuar nga Bashkimi Evropian.