MSU-CIMIK_CARABINIERI, donacion një karrocë për persona të palëvizshëm dhe pako rroba të brendshme për gjininë mashkullore.
Komuna e Klinës çdo here ka pasur bashkëpunim të mirë me Cimikun Italian, por rrjeti po zgjerohet , sepse në komunën e Klinës, me një marrëveshje në mes komunës dhe Caritas Kosovës, tanimë që dy vjet vepron Caritas Kosova edhe në komunen tonë . Zyra e Caritas Kosovës, gjendet në QKMF-në, në Klinë, por selinë kryesore e ka në Ferizaj. Caritas Kosova pas marrëveshje me komunën e Klinës, ka punësuar gjithsej 7 persona , mjeke dhe infermier. Komuna e Klinës me Caritas Kosovën kanë dy programe që veprojnë , si :Programi i përkujdesit shtëpiak , ku deri me tani sipas infermieres , Nergjivane Coli , e cila tha se deri më tani i kemi 130 pacient që i vizitojmë për nevojat tyre. Në përgjithësi pacientet janë të moshës së pleqërisë dhe që nuk kanë mundësi me lëvize . Programi tjetër është për Animacione , që realizon programe të ndryshme për fëmijë.
Por gatishmëri për bashkëpunim ka treguar MSU-CIMIK_CARABINIERI, që përfaqësuesit e tyre kanë ofruar bashkëpunim duke sjell ndihma që Caritas Kosova të ju përgjigjet atyre personave që kanë më së shumti nevojë. Fogliana Gaspare-përfaqësues nga MSU-CIMIK_CARABINIERI, ka thënë se : Ne bashkëpunojmë me shoqata Italiane që mbledhin donacione për t’i sjell në Kosovë, si pajisje për shëndetësi dhe rroba për paciente. Donacionet na dorëzohen neve dhe i shpërndajmë te Caritas Kosova , që pastaj ju vendosin se kush është më i nevojshme.
Kryetari i komunës, z. Sokol Bashota, gjatë këtij takimi i ka falënderuar MSU-CIMIK_CARABINIERI, dhe ka thënë se : komuna e Klinës çdo herë ka pasur bashkëpunim me CIMIK-un Italian, dhe ka shtuar se fal edhe angazhimit konkret të Don Viktor Sopit, kemi gjetur mirëkuptim që të bashkë financojmë në një projekt të përbashkët, ku tani që dy vjet po vepron në komunën e Klinës, Caritas Kosova. Komuna e Klinës, është vend multi etnik dhe multi konfidencional, ku raportet ndëretnike janë të mira, dhe projekti i përbashkët me Caritas Kosoven , ka vepruar pa dallim të qytetarëve , aty ku ka qene nevoja . Komuna e Klinës , çdo herë punon për përmirësimin e kushteve sa më të mira të jetës së tyre pa dallim ka thënë Bashota.