Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Inspektoratit, Faruk Smajli dhe atë të Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, kanë vizituar fshatin Poterq, ku po vazhdon puna për ndërtimin e kanalit të reshjeve atmosferike, një projekt i domosdoshëm që zgjidh problemin shumëvjeçar me përmbytjet në këtë lokacion në kushtet e reshjeve të dendura.
“Me qëllim që t`i japim fund problemeve të qytetarëve me ujërat e rrëmbyeshëm, që vit pas viti po shkaktojnë dëme në ekonomitë familjare dhe publike, në kuadër të këtij projekti i cili ka një vlerë prej 78 700 euro, po bëhet edhe rritja e lartësisë së kanalit Ranovica në fshatin Zllakuqan.
Ne do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të tilla në çdo vend ku është e nevojshme deri në zgjidhje të problemit të ujërave të parrëmbyeshme”- ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.