Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, po vazhdojnë aktivitete për shënimin e 18-Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Klinës, me zhvillimin e garave sportive, në palestrën e sporteve “Adem Jashari”, me turne në futboll dhe volejboll. Pjesëmarrëse ishin mbi 15 ekipe nga shkollat e komunës së Klinës.
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, si dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, të cilët ishin për të përcjellë nga afër këto aktivitete, ndanë medalje për ekipet që arritën në finale, ndërsa kupa për vendet fituese.




