Programi I USAID-it , Avancojmë Kosovën së Bashku, që ka për qellim ka përmirësimin dhe bashkëpunimin dhe ndërveprimin konstruktiv ndëretnik,në mes të komuniteteve shumicë dhe pakicë, që është kusht për stabilitetin në rajon.
Kryetari i komunës ,z. Sokol Bashota e ka pritur për një vizitë drejtoreshën e USAID-AKT US , znj . Amy W. Denkenberger, njëherë dhe e ka falënderuar znj. Denkenberger, për bashkëpunimin që komuna e Klinës e ka me USAID-in . Bashota e ka njoftuar për zhvillimet në komunën e Klinës si dhe ka thënë se si komunë jemi të kënaqur me angazhimin e juaj dhe shpresoj që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen ka thënë Bashota.
Gjatë kësaj vizite , drejtoresha e USAID-AKT US, znj. Amy W. Denkenberger, tha se , në Kosovë jam që gjashtë muaj dhe sot jam për herë të parë në komunën e Klinës , që të njihem për së afërmi rreth zhvillimeve në këtë komunë, pasi që USAD-i dhe komunën e Klinës kanë një bashkëpunim të mirë në mes vete dhe disa projekte të përbashkëta . Qëllimi i vizitës sime, është që bashkëpunimi ynë të vazhdoj edhe në të ardhmen me projekte të ndryshme për komunën tuaj.
USAID do të vazhdoj bashkëpunimin edhe me dy projekte tjera në infrastrukturë gjatë vitit 2016, në komunën e Klinës.