Në vazhdën e projekteve të USAID-it me komunën e Klinës , janë mbajtur dy takim , nga ora 10-të , është mbajtur takimi me përfaqësuesit e fshatrave ku ishte një pjesëmarrje shumë e kënaqshme , po ashtu edhe në orën 13-të me OJQ-të .
Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë përmirësimi i bashkëpunimit në mes të qytetarëve dhe komunës , rritja e pjesëmarrjes së qytetareve në takime me publikun.
Gjatë këtyre takimeve janë përzgjedhur edhe personat që do të jenë pjesë e Grupit të Përbashkët Punues.
Qëllimi i Grupit të Përbashkët Punues, është që të fuqizoj zërin e qytetarit, të rris numrin dhe cilësinë e pjesëmarrjes së qytetareve në proceset vendimmarrëse komunale dhe të rris besimin ndërmjet autoriteteve lokal të komunës dhe qytetarëve të saj.
Takimet e Grupit Punues të Përbashkët do të mbahen çdo 3-e(tre) muaj.