Kryetari i Komunës së Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj, uron të gjithë shqiptarët e besimit Krishterë, gëzuar Festën e Krishtlindjeve. “ Paqja, dashuria, gëzimi dhe uniteti mbizotëroftë në familjet e juaja. Festat fetare te populli ynë çdoherë ishin dhe janë vlera e virtyte që na kanë bashkuar, duke reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën e ndërgjegjësimin. Solidariteti, mirësia, shtrirja e dorës së përkrahjes, ndjenja që të gjithë njerëzit janë të barabartë, na mundëson që të urojmë dhe që të i gëzohemi të gjitha festave kombëtare dhe fetare të njeri tjetrit. Uroj që toleranca, paqja dhe dashuria mes njerëzve të mbretërojë në këto ditë feste”, thuhet në urimin e kryetarit Elezaj.