28-Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Duke shënuar këtë ditë asnjëherë nuk do të harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë.
Me këtë rast në emër të Komunës së Klinës dhe në emrin tim personal, uroj të gjitha familjet e dëshmorëve që u flijuan për Çlirimin e Atdheut dhe gjithë shqiptarët kudo që janë: Gëzuar festën e flamurit kombëtar, le të jetë e përgjithmonshme Shqipëria e pavarur.