Me aktivitete që janë organizuar nga Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Simikun Slloven,u shënua “Dita e Tokës”në komunën e Klinës Me aktivitete që janë organizuar nga Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Simikun Slloven,u shënua “Dita e Tokës”në komunën e Klinës.Drejtori i Arsimit,Ramiz Rrusta- tha,se i kemi vizituar të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme të kësaj komune, së bashku me Simikun Slloven, dhe kemi ndarë edhe mirënjohje për tri shkolla që dallohen për ambient të pastër.Shkolla fillore “Esat Mekuli”, nga Caraviku ,njihet si shkolla me ambientin më të pastër në këtë komunë,pasta vjen shkolla fillore “Atë Gjergj Fishta”, nga Jagoda dhe e treta është shkolla fillore “Atë Shtjefën Gjeçovi”, nga Zllakuqani.Aktiviteti për “Ditën e Tokës”, do të vazhdojë edhe nesër,ku Simiku Slloven do të mbjell fidane në oborrin e shkollës fillore “Esat Mekuli”në Caravik,që ka marrë vendin e parë për ambient të pastër.Njëherë, edhe punëtorët e Kuvendit Komunal, kanë bërë pastrimin e qytetit duke mbledhur mbeturinat,ndërsa KEP-ka ndihmuar me material shpenzuese për pastrim.