Përfaqësuesi i OSBE-së Hysen Pelaj tha se : është projekt që ka pasur për qellim që ta ndryshojmë pak temën. Ky aktivitet shtrihet në tërë Kosovën dhe ka për qellim të përkrah punën e Grupit të Grave Asambliste .
Grupi i Grave Asambliste dhe Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me OSBE-në për nder të 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka organizuar Tryezë të Rrumbullakët me temën:
“ Diskutim rreth Ligjit për Trashëgiminë i Kosovës”
Blerta Maliqaj –udhëheqëse e Grupit të Grave Asamblistë duke i përshëndetur pjesëmarrësit në tryeze , është shprehur se: jam shumë e kënaqur që sot na janë bashkangjitur edhe gjinia mashkullore me një pjesëmarrje të madhe ku si temë e kemi zgjedhur Trashëgimin në Kosovë. Ndërsa , kryesuesi i Asamblesë Fadil Gashi është shprehur se: së pari ju uroj te gjitha grave 8-marsin , sa i përket temës që po e debatojmë sot për mendimin tim disa ligje kanë nevojë implementohen . Trashëgimia është e barabartë si për djalin ashtu edhe për vajzën . Nënkryetari i komunës Zenun Zeqa është shprehur se :grat po përparojnë dita ditës ku po i shohim më të organizuara më azhure. Nëse e shikojmë të kaluarën nëse nuk ke pasur një djalë atëherë është llogaritur se nuk ke trashëgimtar, ndërsa sot edhe nëse nuk ka djem një familje, femra është trashëgimtare për pasurin e prindërve. Sherije Millaku –udhëheqëse e qendrës së shërbimit social ka thënë se : deri me tani nuk kemi pasur ndonjë rast që femra ka kërkuar trashëgimi, Millaku ka propozuar që të formohet grupi punues për vetëdijesimin e femrës trashëgimtare. Edhe përfaqësuesi të stacionit të Policisë së Klinës- Engjëll Prenaj ka thënë se të gjitha rastet e dhunës në familje që janë paraqitur gjatë vitit 2012 dhe 2013 nuk kanë qene të llojit të dhunës së trashëgimisë, por kane qene raste të gjendjes sociale jo të mirë familjare.
Përfaqësuesi i OSBE-së Hysen Pelaj tha se : është projekt që ka pasur për qellim që ta ndryshojmë pak temën. Ky aktivitet shtrihet në tërë Kosovën dhe ka për qellim të përkrah punën e Grupit të Grave Asambliste . Dhe për fund zyrtarja për Barazi Gjinore –Remzije Maloku duke e falënderuar OSBE-në për bashkëpunim dhe sa i përket kësaj teme duhet të mbahet me shumë diskutime dhe debate që të bëhet vetëdijesimi i grave.