Kryetari Bashota, në shenje falënderimi për ndihmën e dhënë, përfaqësuesve të këtyre dy organizatave ju ka ndarë mirënjohje, si dhe janë dakorduar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Organizatat Joqeveritare “Time To Help” me seli në Gjermani dhe institucioni arsimor “ Gulistan” me seli në Lipjan, përmes Komunës së Klinës, kanë ndihmuar me veshmbathje 650 familje të Komunës së Klinës që janë në gjendje të vështirë ekonomike. Këto ndihma ishin siguruar falë një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm të institucioneve lokale të Klinës me këto dy organizata. Ndihmat ishin dedikuar për gjitha grupmoshat duke filluar nga fëmijët të posa lindur deri te personat e moshuar. Kryetari i komunës,z. Sokol Bashota i ka falënderuar përfaqësuesit e këtyre dy organizatave për ndihmat e ofruara të cilat sadopak do ta zbusin gjendjen e këtyre familjeve që janë në gjendje të vështire ekonomike dhe asistencë sociale, në prag të stinës së dimrit.
Aksioni për shpërndarjen e ndihmave ka zgjatur katër ditë dhe shumë familje që kanë marrë veshmbathje për nevojat e tyre familjare, kanë falënderuar Komunën e Klinës dhe organizatën “ Time To Help”, si dhe institucionin arsimor “ Gulistan” për ndihmat e ofruara.