Pas reshjeve të fundit të borës, kompania e kontraktuar nga Komuna e Klinës ka nisur menjëherë punimet për pastrimin e rrugëve që janë në përgjegjësi të komunës. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente është duke e monitoruar vazhdimisht situatën në terren.
Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht në të gjithë territorin e komunës. Ekipet janë të angazhuara maksimalisht për të siguruar pastrimin e plotë të rrugëve dhe funksionimin normal të komunikacionit në të gjitha lokalitetet.
Pastrimi i borës po realizohet me prioritet në zonat ku nevoja është më e madhe, si në Sferkë, Qupevë, Volljakë, Shtupel, Gjurgjevik, ndërsa punimet do të vazhdojnë edhe në fshatra të tjera.
Apelojmë te qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit dhe u rekomandojmë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe rregullat e trafikut.