Për të tretin mandat radhazi, kandidati i PDK-së , Sokol Bashota , pas balotazhit mundi kundër-kandidatin e tij nga AAK-ja Enver Berishen.
Pas një gare të denjësishme zgjedhore të këtyre zgjedhjeve lokale, z. Sokol Bashota, për të tretin mandat katërvjeçar me radhë, u rizgjodh kryetar i Komunës së Klinës, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota. Pas fitores absolute në raundin e parë me 42.52 për qind të votave, ku doli me përqindje më të madhe nga 6 kandidatet e tjerë rival , Bashota ka vazhduar garën në balotazh me kundër kandidatin
e tij nga radhët e AAK-së z. Enver Berisha, i cili në raundin e par të zgjedhjeve kishte 24.39 për qind të votave.
Ndërkaq, edhe në balotazhin e këtyre zgjedhjeve, në garën e 1 dhjetorit, z. Sokol Bashota, në këto zgjedhje prapë fitoi bindshëm kundër rivalit nga radhët e AAK-së, z Enver Berisha. Sipas rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor del që z. Sokol Bashota – PDK, ka fituar me 75.26%, ndërsa kandidati tjetër, nga radhët e AAK, z. Enver Berisha me 24.74%. Kryetari Sokol Bashota, ka udhëhequr Klinën që nga 2007 dhe ky është mandati i tij i tretë, që do të udhëheq edhe për katër vjet. Ky besim për kryetarin Bashota është shprehje e një përkushtimi për demokracinë dhe zhvillimin e Komunës së Klinës. Kryetari Bashota, ka premtuar se për këto vite do të punojë edhe më tutje në zhvillimin dhe përparimin e Komunës së Klinës, përkatësisht në ngritjen e kualitetit dhe mirëqenies së qytetarëve të kësaj komune, të cilët njëherësh edhe ia besuan udhëheqjen për këto katër vite në vijim.