Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton qytetaret e Republikës se Kosovës se me datën 12 janar 2015 me fillim prej orës 10:00 ne te gjitha komunat do te mbahet aktiviteti i emëruar si "Dita e Legalizimit" qe ka për qellim sensibilizimin e qytetareve mbi hapin e pare, pra REGJISTRIMIN si dhe APLIKIMIN për LEGALIZIMIN E NDERTIMEVE PA LEJE! Me këtë rast, qytetaret do te kenë mundësinë e plotësimit te FORMULARIT PER REGJISTRIM TE OBJEKTIT TE TYRE ne pikat përkatëse (Qendër te qytetit përkatës dhe lagje te tjera, pra ne tenda)!
ME POSHTE JANE 5 ARSYET KRYESORE PSE DUHET LEGALIZUAR NDERTIMI PA LEJE!
5 Arsye pse duhet ta legalizosh ndërtimin pa leje
5 Razloga zašto trebate legalizovati nelegalne gradnje
5 Reasons why you should legalize your construction without permit
Qëllimi
Me hyrje në fuqi të Ligjit Nr.04/L-188, për trajtimin e ndërtimeve pa leje është krijuar mundësia për trajtimin e ndërtimeve pa leje në territorin e Republikës së Kosovës . Ky ligj përcakton një procedurë unike për trajtimin e ndërtimeve pa leje ne tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ligji ka hyrë në fuqi me 5 shkurt 2014 dhe është në fuqi për tri (3) vjet.
Ky ligj legalizon vetëm ndërtimet. Nuk përcakton pronësinë ndaj ndërtimit ose pronësinë ndaj parcelës ku është ndërtuar.
Ky ligj zbatohet vetëm për ndërtimet e përfunduara, substancialisht të përfunduara ose të pa përfunduara por që kanë filluar ndërtimin para datës 30 gusht 2013.
Ky ligj i trajton ndryshe ndërtimet e përfunduara dhe ndërtimet e papërfunduara, por rezultati përfundimtar është se ndërtimet do te jene legale përmes lejes së Legalizimit ose Lejes së Përdorimit.
Nëse ndërtesat e mbuluara me këtë ligj nuk legalizohen, ato do të rrënohen.

