Grupi i mërgatës shqiptare për pajtim gjithëkombëtar, me seli në Vjenë të Austrisë, pas katër vjet punë në ndërmjetësimi e dy familjeve nga komuna e Klinës, ka arritur që ti pajtoi. Ceremonia e pajtimit u zhvillua në sallën e Kuvendit në Klinë.
Grup i mërgatës shqiptare , i cili i ka vënë vetes detyrën e shenjtë të pajtimit të hasmërive ndër shqiptare, pas një pune katërvjeçare pajtoi edhe dy familje në komunën tonë. Familja Hoti nga fshati Jashanicë, fali gjakun e familjarit të tyre të vrarë para 25 viteve nga një anëtar i familjes Gashi, i po të njëjtit fshat. Ceremonia e faljes së gjakut u mbajt në sallën e Kuvendit të Klinës, në praninë e shumë anëtarëve të dy familjeve të pajtuara, medieve lokale e qendrore, përfaqësuesve fetarë dhe shumë personaliteteve të tjera.
Në emër të qytetarëve të Klinës, Kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota i ka falënderuar përzemërsisht familjen Hoti për këtë veprim njerëzor dhe të guximshëm. ”Ata që falin janë heronjtë e ditëve tona!” – thoshte edhe Anton Çeta dhe kishte të drejtë, sepse vetëm duke falur dhe mbështetur njëri-tjetrin, ne mund të prosperojmë si shoqëri e re evropiane. Gjithashtu, ka falënderuar edhe grupin e mërgatës shqiptare për pajtim gjithëkombëtar, të cilët me punë vetëmohuese, vullnetare dhe të sinqertë po bëjnë të mundur pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave, që fatkeqësisht kanë ndodhur dhe po ndodhin në mes shqiptarëve.
Ju bëj thirrje të gjitha familjeve shqiptare që janë në hasmëri ta bëjnë veprimin e guximshëm, siç e bëri dje familja Hoti dhe të falin, sepse falja është trimëri dhe jo hakmarrja! , ka thënë Bashota.