Në mbledhjen e radhës së Këshillit Komunal për sigurinë e bashkësive një vëmendje e përqëdruar ju kushtua opinionit për formimin e strukturave paralele edhe në komunën e Klinës.
Në fjalën hyrëse kryetari Bashota tha se gjendja e sigurisë është pa probleme me ketë konstatim sigurisht se pajtohemi të gjithë pasi që nuk kemi asnjë problem edhe sa i përkët sigurisë së bashkësive.
Në vazhdim kryetari Bashota tha se këto ditë kemi marrë edhe një lajm për formimin e komunës paralele në Dersnik, kjo është shqetësuese dhe është një hap që shkon prapa integrimit të të kthyerve, Klina ka berë mjaft në drejtim të kthimit dhe për ketë jemi zotuar se do të vazhdojmë edhe më tutje ka kohë që nuk kemi probleme ne ketë proces dhe qarkullimi dhe liria e të kthyerve është gjithnjë e më e mirë.
Në fjalën e tij komandanti i SHPK-së në Klinë Agron Hasanaj tha se nuk kemi ndonjë problem sa i përket situatës së sigurisë së bashkësive.
Shqetësimi kryesor është krijimi i strukturave paralele për të cilat ende nuk kemi ndonjë sugjërim për masat që do të merren dhe pse ne do të jemi të gatshëm për të gjitha ato masa që kërkohen nga ne të ndërmerren.
Edhe përfaqësuesi i KFOR-it u shpreh se jemi të pajtimit me të gjitha ato që u thanë më parë nga kryetari dhe komandanti i SHPK-së dhe situate është e qetë dhe me një stabilitet dhe nuk kemi informata për incidente që kanë të bejnë më ntayrën nderetnike.
Ndërsa në fjalën e tij përfaqësuesi i fshatit Dersnik u shpreh se situata e sigurisë është gjithnjë e më e mirë dhe për ketë duhet të falënderojmë punën dhe angazhimin e SHPK-së për punën e saj profesionale si dhe KFOR-in.
Falë këtij efikasiteti ne kemi një situatë gjithnjë e me të mirë dhe pa probleme tha përfaqësuesi i fshatit Dersnik Çërliq Mihajlo.
Kryetari Bashota u shpreh se do të jemi vazhdimisht të angazhuar për të përkrahuar procesin e kthimit dhe reintegrimin e të kthyerve pamvarësisht se krijimet e institucioneve të cilat i përmendem janë një faktor që rrugën tonë e çojnë në drejtim të kundërt dhe jo në drejtimin të cilin ne e deshirojmë dhe angazhohemi vazhdimisht.
Bashota tha se Klina ka berë hapa që janë shembull i mirë për të gjithë Kosovën në drejtim të procesit të kthimit dhe do të vazhdohet me këto ritme ne ketë drejtim.
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë