Sipas ,Dr. Dagmar Fuchs-Schmitz, Menaxhere e Programit, GIZ/CDBE , Klina në 5-së, vjetet e ardhshme do të jete e para në Kosovë.
Është bërë ndarja e shpërblimeve për shkollat të cilat kanë marrë pjesë në garën “Iniciativat: Planet Zhvillimore të Shkollave 2013” dhe certifikimin e mësimdhënësve të cilët e kanë përfunduar trajnimin matematika për nivelin 6-9 me fokus në gjeometri. 13-të ,mësimdhënësit të shkollave fillore të komunës së Klinës , janë certifikuar të suksesshëm për pjesëmarrje në trajnim ,kurse 12 drejtorët e shkollave janë shpërblyer me nga një mikroskop apo teleskop për shkolla .Ndërsa, fituese e kësaj gare është shkolla fillore “ Azem Bejta “ në Grabanicë , ku përveç një mikroskopi ka fituar edhe pajisje për kabinete në vlerë prej 500 €.