Jemi këtu sot, për të marrë pjesë në ketë punë të përbashkët për gjelbërimin e Klinës, të investosh në ambient do të thotë të kontribuosh për një ambient me të pastër”, ka thënë Kryeministri Thaçi
Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve dhe Drunjve në gjithë botën e që ka për qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për rëndësinë e pyjeve. Kjo ditë në komunën e Klinës është shënuar me një aktivitet nga qindra të rinj nga gjithë Kosova ku kanë mbjellur 500 fidanë. Këtij aktiviteti iu bashkua edhe Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaqi i shoqëruar nga Kadri Veseli, zv. Nënkryetar i PKD-së, Blerand Stavileci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Gjatë prononcimit për media Kryeministri i Kosovës , z. Hashim Thaqi ka thënë: Jemi këtu sot, për të marrë pjesë në ketë punë të përbashkët për gjelbërimin e Klinës, të investosh në ambient do të thotë të kontribuosh për një ambient me të pastër”. Ndërsa kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, tha se,sot janë mbjellë 500 fidanë me pishe për gjatë Lumit Klina. “ Ky vend do të jetë një hapësirë e mirë për shëtitje dhe pushim relaksues për të gjithë qytetarët e Klinës”, ka thënë