“Duke punuar së bashku të gjithë mund të ndërtojmë një botë më të përparuar për fëmijët. Ata janë e ardhmja e këtij vendi. Garantimi i një jetë të prosperuar është obligim yni”.
U shënua edhe në Klinë 1 Qershori- Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në çdo vend fëmijët janë pasuria më e madhe, për këtë arsyeje duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të respektohen dhe zbatohen konventat, që i garantojnë të drejtat themelore për mbrojtjen e fëmijëve. Kurse, në përputhje me mundësitë e tjera të avancohet kjo kategori e shoqërisë për të pasur nesër një të ardhme të sigurt dhe me perspektivë.
Me këtë rast Asambleja Komunale e Fëmijëve të Klinës, ka shpreh gatishmërinë dhe vullnetin për të promovuar të drejtat e fëmijëve të të gjitha etnive, religjioneve, gjinive të cilat jetojnë sot në Kosovë.
Rezultatet përfundimtare dhe të dëshiruara të këtij projekti, do të ishin pjesëmarrja sa më e madhe institucioneve të cilat bëjnë promovimin dhe garantojnë të drejtat e fëmijëve, si Kryetari i Komunës së Klinës, Drejtoria për Arsim, zyrtarë të ndryshëm të Komunës së Klinës, arsimtarë, nxënës dhe drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme. Aktivitete filluan në ora 10:30 afër sheshit Mujë Krasniqi. Fëmijët e AKF-së filluan me shitjen e ëmbëlsirave, ku materialin për gatimin e ëmbëlsirave (vaj, mill, sheqer,vezë etj. ), i ka siguruar KFOR –i Slloven( LMT), kurse pjesën tjetër të materialit të ëmbëlsirave i siguruan vetë fëmijët. Mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet do të dedikohen për qëllim bamirësie, përkatësisht për fëmijët me gjendje të rëndë sociale në Komunën e Klinës.
Aktivitetet kanë vazhduar me pikturimi në parkun e qytetit. Në këtë pikturim morën pjesë 27 këshilltarë të Asamblesë Komunale të Fëmijëve, dhe 80 fëmijë të shkollave fillore të Komunës së Klinës. Për këtë aktivitet OJQ “Zana” dhe KFOR-i Slloven kanë siguruar materialin për pjesëmarrës. Këto aktivitete i kanë përshëndetur ,nënkryetari i komunës- Zenun Zeqa, drejtori i Arsimit – Ramiz Rrusta, drejtori i Drejtorisë së Kulturës – Ahmet Krasniqi, zyrtarë të DKA-së, drejtorë të shkollave fillore, ushtarët e KFOR-it Slloven, OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare. Aktivitete kanë përfunduar me defilimin e fëmijëve të klasave të para nga oborri i shkollës fillore “Ismet Rraci ”, sheshi “Mujë Krasniqi”. Defilimit ju kanë bashkuar edhe fëmijët e çerdhes së fëmijëve, “Xhevë Lladrofci” në Klinë.
Motoja e këtij aktiviteti ka qene : “Duke punuar së bashku të gjithë mund të ndërtojmë një botë më të përparuar për fëmijët. Ata janë e ardhmja e këtij vendi. Garantimi i një jetë të prosperuar është obligim yni”.
