Me aktivitete të ndryshme është shënuar Dita e Rinis edhe në komunën e Klinës, organizuar nga Drejtoria për Kulturë ,Rini e Sport në bashkëpunim me Ministrin e Kulturës në kuadër të muajit të rinis me moton “ Rini jepu formë ëndrrave”.
Aktivitetet e zhvilluara nga rinia klinase janë si : turniri në futboll (meshkuj), volejboll (femrat), ping pong dhe stop mation ( forma me e re e të shprehurit të ideve përmes pikturave ( vizatim).
Të rinjtë të cilët morën pjesë në këto gara , ata të cilët treguan talent u shpërblyen me çmime të ndryshme të ndara nga Drejtoria për Kulturë , Rini e Sport.
Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport , Kristina Larzi ka thënë se: jemi munduar që të jemi sa më afër rinis klinase për këtë ditë që ju dedikohet pikërisht rinis sonë. Aktivitet kanë qenë të ndryshme, jemi munduar të ju japin hapësirë që të tregojnë talentin e tyre. Drejtoria për Kulturë në komunën e Klinës është gatshme çdo here për bashkëpunim me rinin klinase .
