Orë dore dhe mirënjohje për punëtorët arsimor pensionistë
Drejtoria e Arsimit në shenjë respekti për punëtoret e pensionuar gjatë vitit shkollor 2009-2010 ka organizuar një ceremoni , ku i ka nderuar veteranet e arsimit me nga një orë dore dhe nga një mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim. Kjo ceremoni është zhvilluar me rastin e 7 Marsit –Ditës së Mësuesit. Drejtori i Arsimit Ramiz Rrusta është shprehur se :
“ Kontributi i juaj dhënë arsimit është shumë i madh, karshi punës së juaj, dhuratat janë të vogla për atë që keni bërë, por sado pak kjo është një mirënjohje për punën e juaj në edukimin e shumë brezave”. Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit të gjitha shkollat e kësaj komune kanë organizuar aktivitete te ndryshme, ndërsa në orën e parë të mësimit është folur për 7 Marsin –Ditën e Mësuesit dhe rendësin e saj. Drejtoria e Arsimit,i ka nderuar edhe mësimdhënësit dhe nxënësit dëshmorë të renë gjatë luftës, duke vizituar familjet e tyre dhe vëne kurora lulesh të freskëta në varret e tyre.