Shefi i Misionit te OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, ishte për vizitë sot në Komunën e Klinës ku takoi Kryetarin Zenun Elezaj. Në këtë takim mori pjesë edhe drejtori regjional i OSBE-së, Stefano Donatin.
Gjatë takimit, mes palëve u diskutua për zhvillimet e fundit komunale në sfera të ndryshme dhe mbi çështje të tjera me interes të përbashkët.
Kryetari Elezaj, e informoi Ambasadorin Braathu mbi ecurinë e qeverisjes lokale dhe po ashtu u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e deritanishëm. Të dy palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mirëfilltë mes institucioneve që ata përfaqësojnë.