{^Image|(behavior)hover|(url)~/getattachment/0c2371ca-a86f-4e44-935e-aec50298ca43/mjeti-per-pastrim-dhe-fshirjhe-te-rruges.jpg.aspx?width=300&height=179|(width)300|(height)179|(alt)mjeti-per-pastrim-dhe-fshirjhe-te-rruges.jpg|(align)left|(mouseoverwidth)400|(mouseoverheight)239^} Rrugët e qytetit të Klinës po pastrohen me teknologji moderne. Komuna e Klinës ka blere automjetin që ka kushtuar 15 mijë e 800 euro i cili po përdorët për pastrimin e hapësirave të qytetit, rrugëve kryesore dhe anësore. Gjokë Lleshaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, thotë se komuna është duke punuar për një qytet me të pastër dhe apelon të qytetarët që edhe vetë të kontribuojnë për ketë duke mos hedhur mbeturina në rrugë apo vende të ndaluara. “ Të gjithë duhet të angazhohemi që të kemi një ambient sa me të pastër”, apelon Lleshaj. Komuna e Klinës bashkë me Kompaninë Publike “ Ambienti”, janë të angazhuara për ambient të pastër në terë territorin e kësaj komune. Gjitha lokalitetet e Klinës tashme janë në sistemin organizativ të mbledhjes së mbeturinave.