Sot për nder të ditës së gruas 8 Marsit,Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me RTM,nga Italia, ka organizuar një takim me gratë e komunës së Klinës.
Sot për nder të ditës së gruas 8 Marsit,Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me RTM,nga Italia, ka organizuar një takim me gratë e komunës së Klinës.
Nënkryetari i komunës së Klinës, Zenun Zeqa,i përshëndeti të gjitha gratë e pranishme me një urim për ditën e gruas 8 Marsin,dhe tha që gruaja duhet të jetë në qendër të vëmendjes.
Remzije Maloku-Zyrtare për Barazi Gjinore në komunën e Klinës tha se shume pak është punuar ne këtë drejtim, edhe pse ligji ka filluar qysh nga viti 2004. Ne do të luftojmë me ndihmën e juaj që të implementohet ligji për barazi gjinore sepse vetëm 30%, e kemi,dhe nuk përfillemi askund nuk kemi asnjë të drejtë. Ne jemi të shkathta dhe lufta jonë është penda,luftojmë për të gjitha të drejtat e barabarta,dhe sot jemi mbledhur në këtë ditë të gruas të tregojmë se edhe ne jemi të barabarta me të gjitha virtytet.
Tone Gjergjaj-OJQ”Indira” në Klinë tha se kemi punuar edhe ende jemi duke punuar me trajnime për gra që të jemi të barabarta dhe falënderoj komunën,RTM,për këtë organizim.
Ndërsa, Arijeta Rexha-Drejtoreshe e Qendrës për Trajnime dhe Studime Gjinore tha se tha se sot nuk ju uroj 8 Marsin. Pse?Sepse ne nuk e kemi vetëm një lule kur i kemi 365 ditë,nuk dua lule por dua Fuqi. Ne të gjithë marrim frymë njëjtë,dhe kur jemi te pozita, nuk jemi të barabartë. Është bastardu fjala barazi gjinore,sepse gjithçka mbetet ne letër. Neve na kanë kthye në numër dhe sot që është 8 Marsi ne kërkojmë fuqi. Mos të presim por të lëvizim,sepse ne çdo here do të shkelemi deri sa nuk i lypim të drejtat tona. Dhe mos të harrojmë që qenia e vetme në këtë botë është Nena,që merr frymë dy herë në të njëjtën kohë.