Projekti me vlerë pre 13 mijë euro , është implementuar nga IOM. Bashkimi Evropian po vazhdon me donacione në komunën e Klinës , kësaj radhe përfituese është shkolla fillore “ Azem Bejta “, në fshatin Grabanicë.
Projekti me vlerë pre 13 mijë euro , është implementuar nga IOM.
Drejtori i shkollës fillore” Azem Bejta”, në Grabanicë, Astrit Muhaxheri, ka falënderua BE dhe IOM për këtë donacion, dhe ka thënë se: Fal këtij donacion sot në këtë fillim të vitit shkollor fëmijët kanë mundësi të vijojnë mësimin e rregullt, sepse kushtet kanë qenë shumë të vështira dhe ka qenë e pa mundshme mundsha e zhvillimit të procesit mësimor.
Edhe drejtori i Arsimit në komunën e Klinës , Hajdin Morina , i ka falënderuar BE për donacion dhe IOM për implementimin e këtij projekti , duke ju mundësuar fëmijëve mësim të rregullt. Bashkëpunimi ynë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Rinovimi nga ky projekt është bërë si në : dysheme të shtuara , lyerjen e brendshme të shkollës, rregullimi i tualeteve si dhe ngjyrosja e dyerve dhe dritave.