Njoftohen të gjithë banorët e zonave kadastrale Klinafc, Drenoc, Videjë dhe Jagodë se Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me banken botërore , përmes Agjencionit Kadastral të Kosovës do të filloj Rindërtimin e Kadastrit në zonen (fshatin) tuaj.
Qëllimi i këtij takimi është që të informohen banorët e fshatit lidhur me fillimin e realizimit të Projektit për Rindertimin e Informacioneve Kadastrale (RIK) në zonën (fshatin) tuaj. Me këtë rast i ftojmë të gjithë banorët që të marrin pjesë në takimet që do të mbahet sipas orarve të më poshtme: 1. Klinafc Informimi publik mbahet me datë 30.05.2016 prej orës 16:30 në Shkollen fillore “Avni Zhabota” në lagjen Kërnicë.
2. Drenoc Informimi publik mbahet me datë 30.05.2016 prej orës 18:30 në Shkollen fillore “Isa Boletini”.
3. Jagodë Informimi publik mbahet me datë 31.05.2016 prej orës 16:30 në Shkollen fillore “At Gjergj Fishta”.
4. Videjë Informimi publik mbahet me datë 31.05.2016 prej orës 16:30 në Shkollen fillore “At Gjergj Fishta” në fshatin Jagodë.
Me këtë rast i ftojmë të gjithë banorët, poashtu të gjithë ata pronar të cilët posedojnë parcelë brenda këtyre zonave kadastrale që të jenë pjesë aktive në të gjitha fazat e projektit dhe ju ftojmë që të bashkëpunoni me kompaninë implementuese si dhe grupet punuese ne terren per evidentimin e të gjitha parcelave kadastrale dhe të sjellni me vete të gjithë dokumentacionin përkatës që posedoni për pronën e paluajtshme në zyret tona në zonën (fshatin) tuaj ku te gjitha shërbimet janë pa pagesë.
INKURAJOJMË SIDOMOS GJININË FEMËRORE QË TË PËRFSHIHEN NË PROCES DHE TË REGJISTROJNË PRONËN NË EMËR TË TYRE.
Për më shumë informata drejtohuni në “Zyren Kadastrale Komunale” ose në kompanin implementuese të projektit
“Urban Metropol, Hetas Harita dhe Lorenco & Co”
Mob: 038 712 481.
E-mail: hetasharita.offis@gmail.com