Komuna e Klinës dhe KFOR-i Italian, po bashkëfinancojnë projektin në renovimin e shkollës “ Nënë Tereza” në fshatin Budisalc të Klinës. Renovimi përfshin lyerjen brenda dhe jashtë objektit si dhe dyer e dritare të reja,që të ju krijohen kushte me të mira për nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle.
Për kontributin e dhënë në ketë drejtim, drejtoria e kësaj shkolle ka ndarë mirënjohje për kryetarin Bashota dhe paqeruajtësit Italian të KFOR-it.