Ka reaguar ndaj rastit të dëmtimit të derës së Kishës së Dresnik
Kryetari Bashota ka reaguar ndaj rastit të sotëm, më 6.7.2015, të dëmtimit të derës së kishës ortodokse në fshatin Dresnik të Komunës së Klinës.
Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, z. Enver Berisha, komandantin e Policisë së Klinës, z. Rexhë Berisha dhe shefin e Zyrës për kthim , z. Millorad Sharkoviq , kane dalë në vendin e ngjarjes.
Kryetari Bashota ka dënuar ashpër këtë akt vandal dhe ka kërkuar nga organet e policisë dhe ato hetimore të angazhohen në gjetjen e personave keqbërës dhe ndaj atyre të veproj drejtësia duke iu dhënë dënimin e merituar.
Komuna e Klinës merr përsipër rregullimin e derës së dëmtuar.