Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, në emër të institucionit që përfaqëson, denon ashpër
Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, në emër të institucionit që përfaqëson, denon ashpër djegien e shtëpisë së qytetarit të nacionalitetit serb, Mladen Dabizlevic në Dresnik, nga përsona qyqarë dhe të pandërgjegjshëm. Ky akt qyqar shpresojmë të jetë i fundit. Akte të tilla janë kundër politikës integruese, të barazisë dhe të paqes që zbaton Qeveria e Republikës së Kosovës.