Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota,i ka uruar banorët për asfaltimin e dy rrugëve “Maliq Xhema” në lagjën “ Arbëria” të qytetit të Klinës, me gjatësi 415 metra, të financuara nga buxheti i Komunës së Klinës.Në të gjitha fshatrat dhe qytet janë duke u kryer projekte si në infrastruktur rrugore, shëndetsore dhe arsimore, që të ju krijojmë kushte sa më të mira qytetarëve të komunës sonë. Kujdesi ndaj qytetarit dhe familjes si institucion themelor i shoqërisë, mbetët angazhim i mëtejme për mua dhe institucionin që udhëheq”, ka thënë Bashota. Komuna e Klinës, këtë vit ka planifikuar edhe asfaltimin e disa rrugëve në qytet dhe fshatra.