Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me anëtarët e Komisionit Komunal për Regjistrimin e Popullsisë kanë takuar sot zyrtarët e Agjencisë për Statistika të Kosovës.
Nga zyrtarët e ASK-së u informuan se procesi i regjistrimit në Klinë është duke vazhduar sipas planeve dhe qytetarët janë duke iu përgjigjur regjistrimit.
Komuna e Klinës që nga fillimi i procesit i ka përmbushur obligimet si institucion lokal.
“Ritheksova gatishmërinë timen dhe të komunës së Klinës për të ndihmuar e përmbushur detyrimet tona në ecurinë e këtij procesi. Deri në përfundimin e procesit të regjistrimit kanë mbetur edhe disa ditë prandaj kërkoj nga qytetarët që ende nuk janë regjistruar që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të regjistrimit, e cila është edhe një obligim ligjor.” – ka thënë kryetari Elezaj.
ë ë ë , ë ë 1 . ë ë ë ë ë ë ë – ë ë ë ë ë ë ë ë ë , ë .




