Qendra Kosovare për Transparencë, Llogaridhënie dhe Kundërkorrupsion- KUND 16, sot ka prezantuar projektin “ Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal në Kosovë përmes Platformës KTCheck 3.0”. Ky pilot realizohet në 5 Komuna të Kosovës në mesin e të cilave është edhe Klina dhe që përfshinë monitorimin e ekzekutivit dhe legjislativit të kësaj Komune. Para zyrtarëve Komunalë të Klinës, përgjegjësit e kësaj Qendre, Fidan Kalaja dhe Elbasan Racaj, kanë prezantuar objektivat e monitorimit me theks të veçantë të legjislativit dhe ekzekutivit që përfshinë kategorinë e shpenzimeve publike në fushën e infrastrukturës, edukim dhe shëndetësi, pastaj, monitorimin e procedurave të prokurimit, inkasimin dhe ciklin e tatimit në pronë e tjera.
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me këtë qendër, ndërsa kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, tha se do të jemi partnerë në këtë projekt. Edhe Enver Berisha ( PDK), Naser Morina ( Nisma) dhe Skënder Merturi (VV), kanë shprehur mbështetjen për këtë projekt. Driton Marku nga OSBE-ja, po ashtu, ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur këtë projekt të monitorimit.