Autori i monografisë, Enver Morina tha se “Vepra e Hamitit ka qenë shumë e madhe,unë kam përshkruar vetëm një pjese te saj”.
Në organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është promovuar monografia “Shndrit nder breza-Hamit Krasniqi, e autorit klinas Enver Morina.
Drejtori i Kulturës, Rinis dhe Sportit , Ahmet Krasniqi ka folur për veprimtarin e Hamit Krasniqit, ku tha se Hamiti ka lenë gjurme të pashlyeshme dhe asnjëherë s’u ndal në mbrojtjen e vlerave kombëtare. Për Hamit Krasniqin kane folur edhe bashkëpunëtoret e tij, Zenun Zeqa dhe Skender Hoxhaj si dhe publicisti dhe shkrimtari klinas Prend Buzhala dhe Dr.Asllan Krasniqi. Ndërsa autori i monografisë, Enver Morina tha se “Vepra e Hamitit ka qenë shumë e madhe,unë kam përshkruar vetëm një pjese te saj”.