Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Driton Bardheci, bashkëpunëtorë të komunës, autorë, sportistë e qytetarë sot kanë marrë pjesë në promovimin e librit “Historiku i futbollit të Komunës së Klinës” i autorit Sali Marmullaku.
“Ishte kënaqësisë që të jemi sot bashkë në këtë ngjarje të rëndësishme i cili mbledh nostalgji nga e kaluara si dhe është dëshmi nga të gjitha figurat që ka pasur komuna e Klinës dhe për të gjitha proceset e ngjarjet e futbollit që do të jetë thesare dhe pasuri në formë të shkruar për brezat e ardhshëm.” – ka thënë kryetari Elezaj.




