Bëhuni pjesë e aksioni: Prilli muaj i pastërtisë.
Komuna e Klinës në bashkëpunim me kompaninë “Ambienti”, ka filluar aksionin për pastrimin e qytetit të Klinës . Këtij aksioni ju kanë bashkangjitur: dy shkollat e mesme, dy shkollat fillore , të gjithë punëtorët e administratës komunale, shërbimi Policor, QKMF “Nëna Terezë”, si dhe rinia e qytetit dhe qytetar të tjerë. 
Sipas, drejtorit për Shërbime Publike-Esat Raci, ky aksion do të vazhdoj gjatë tërë muajit Prill. Plani i pastrimit të qytetit të Klinës , fillon sot. Organizimi bëhet në qendër të qytetit , para Kuvendit Komunal. Aksioni përfshin tri zona të qytetit. Në të gjitha zonat do të jenë edhe përfaqësues të shëndetësisë, kryqit të kuq, kompania për pastrim “Ambienti”, si dhe emergjenca. Synim i drejtorisë së Shërbimeve Publike është , që t’i heq deponit në bashkësi lokale edhe nëpër fshatra, të cilat janë të evidentuara. Njëherë , kjo drejtori ju bën apel gjithë qytetarëve që të hedhin mbeturina në vende të caktuara .