Kryetari i komunës, z.Sokol Bashota e nderoi me një mirënjohje z.Isuf Gashi, mësuesin e parë të shkollës së Çabiqit, në shenjë falënderimi dhe respekti për punën e mundimshme, por të dinjitetshme në shërbim të zhvillimit ë arsimit kombëtar.
Gjatë ceremonisë së përurimit të themelimit dhe emërtimit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “ Dëshmoret e Kombit” në fshatin Çabiq të komunës së Klinës,kryetarii komunes z. Sokol Bashota përzemërsisht uroi nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe qytetarët për themelimin dhe emërtimin e shkollës me emrin “Dëshmorët e Kombit”, në të cilin emër, tha ai, janë përmbledhur të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e UÇK-së , të gjithë Dëshmorët e Kombit tonë të të gjitha luftërave dhe të periudhave për liri e pavarësi. Këto gjëra do t’i kenë parasysh të gjithë nxënësit e kësaj shkolle që do të shkruajnë në fletoret dhe në kujtesën e tyre emrin “Dëshmorët e Kombit”. Në këtë shkollë do të kemi një mësim edhe më cilësor sesa deri më tash, sepse prej sot kjo shkollë ka zot shtëpie,ka thënë z. Bashota. Në manifestim mori pjese edhe mësuesi i parë i shkollës së Çabiqit, z. Isuf Kryeziu, i cili edhe pse i shtyrë në moshë, e emocionoi masën me fjalët e zgjedhura dhe me porosinë që të vazhdohet tradita e mrekullueshme e arsimit tonë kombëtar. Habib Gashi, drejtori i shkollës “Ali Krasniqi” të Ujmirit, paralele e së cilës ishte deri më tash shkolla e Çabiqit, në fjalën e tij të rastit përfshiu historikun e shkollës së Çabiqit dhe historikun e luftës për liri të kësaj ane, deri të lufta e fundit nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i fali lirisë së Kosovës disa dëshmorë të Çabiqit dhe të fshatrave përreth, siç është dëshmori i Kombit dhe Komandanti i lavdishëm i UÇK-së Mujë Krasniqi dhe shumë dëshmorë të tjerë.
Mujë Gashi në emër të fshatit Çabiq ka ndarë mirënjohje për kontributin e tyre në themelimin dhe emërtimin e shkollës: Kryetarit të Komunës, z. Sokol Bashota, Ministrit të Arsimit,z. Ramë Buja dhe DKA-së në Klinë.