Fshati Leskoc është përfitues i radhës në një nga projektet e Simikut Italian .
CIMIK-u Italian gjatë vitit 2010 , ka pasur privilegje më shumë në projekte që kanë të bëjnë me shëndetësi dhe arsim në komunën e Klinës. Fshati Leskoc është përfitues i radhës në një nga projektet e Simikut Italian. Vlera prej 31.500 €, e projektit të ambulantes në fshatin Leskoc , ku është bërë ndërtimi dhe është pajisur me inventar dhe mjete kirurgjike. Shefi i CIMIK-ut Italian, nënkoloneli Michele Di Marco, është shprehur se :CIMIK-u Italian, rendësi të veçantë i ka dhënë shëndetësisë dhe arsimit. Janë riparuar shumë shkolla dhe ambulanta , po ashtu janë pajisur edhe inventar dhe mjete kirurgjike , ku edhe sot në ketë objekt i kemi sjellë edhe pajisjet që janë të nevojshme për shërbimin e qytetarëve. Po ashtu , sot kemi edhe një grup të zjarrfikësve nga Italia , që kanë sjell katër kontenjera me ndihma humanitare, si : banka shkollore, veshmbathje, lodra, materiale didaktike dhe kompjuterë. Sipas shefit të CIMIK-ut Italian Di Marco , këto ndihma janë duke e shpërnda në zona më të thella , familjeve të varfra, nxënësve dhe shkollave .
Ndërsa , drejtori i drejtorisë së Shëndetësisë- Mujë Gashi , është shprehur se : në emër të kryetarit të komunës së Klinës- Sokol Bashota dhe në emër tim, e falënderojmë CIMIK-un Italian për kontributin e dhënë në komunën e Klinës .