Ky festival mbarëkombëtar do të vazhdoj të thith rreth vetës asamble nga të gjitha trojet shqiptare. Me përurimin e kullës së komandantit Mujë Krasniqi-Kapuçi në fshatin Çabiq, u hap festivali folklorik tradicional “I këndojmë lirisë”. Vendlindja e komandantit Mujë Krasniqi bashkon të gjitha trojet shqiptare,ku nis kënga dhe vallja dhe vazhdon për tri ditë rresht.
Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota njëherë edhe drejtor i festivalit pasi ju dëshiroj mirëseardhje të gjithë të pranishmeve, tha se ky është viti i jubilar i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë” dhe njëherë ju uroj suksese të gjitha grupeve pjesëmarrëse, ku japin vlera burimore të folklorit shqiptar. Ky festival mbarëkombëtar do të vazhdoj të thith rreth vetës asamble nga të gjitha trojet shqiptare.
Grupet pjesëmarrëse nga Vlora ,Tetova, Gjakova,Gjirokastra e Gjilani dhe Ujmiri e pasuruan programin e hapjes së festivalit me këngë e valle. Ashtu si edhe është paralajmëruar për fund u shtrua “Sofra e Çabiqit”, me ushqim tradicional.
Ndërsa,në kuadër të festivalit folklorik në fshatin Ujmir është zbuluar pllaka e shtabit lokal të UÇK-së,e brigadës 113 Mujë Krasniqi.
Programi i festivalit vazhdoi edhe në mbrëmje ku grupet pjesëmarrëse defiluan nëpër qytetin e Klinës,dhe pastaj filloi edhe nata e parë të këtij festivali ku u prezantuan grupet nga ansamblet nga Besiana, Gjirokatra,Tetova,Zvicra,Gjilani,Tirana,Sharri,Gjakova,Prizreni,Ferizaj dhe Skenderaj.