Projekti MILK, ka filluar të implementohet në vitin 2010 , ku qëllimi i këtij projekti ka qenë : Krijimi i Kooperativës bujqësore Ital-Kos, Rikonstruktimi dhe ndërtimi i një strukture për bulmetore si dhe Krijimin e një marke me përhapje rajonale.
Është përmbyllur projekti i financuar nga BE, e që është menaxhuar nga EUOK si dhe implementuar nga RTM (organizatë joqeveritare Italiane). Projekti MILK, ka filluar të implementohet në vitin 2010 , ku qëllimi i këtij projekti ka qenë : Krijimi i Kooperativës bujqësore Ital-Kos, Rikonstruktimi dhe ndërtimi i një strukture për bulmetore si dhe Krijimin e një marke me përhapje rajonale.
Kooperativa e fermerëve është e përbëre nga disa shoqata prodhuese të qumështit aktive në territorin e Klinës dhe Pejës, është themeluar me qëllim të mbledhjes , ruajtjes, përpunimin, paketimin, marketing dhe shitje të produkteve bujqësore dhe të qumështit. Fabrika Moderne e përpunimit të qumështit me prodhime cilësore në komunën e Klinës. Një marke rajonale është zhvilluar dhe përmirëson qasje në tregun lokal për produktet e Kooperativës.
Pas dy vite e gjysme pasi ka filluar projekti, Kooperativa Ital-Kos , menaxhuar me sukses një bulmetore moderne, e cila i plotëson kushtet standarde evropiane .Produktet e freskëta të Ital-Kos janë : Djathë i Butë, Djathë i Fortë, Ricotta, Jogurt me Fruta dhe Hirrë. Këto prodhime të Ital-Kos, tani më janë prezentë në shumë dyqane në rajonin e Pejës , pastaj edhe në Skenderaj ,Malishevë si dhe në Prishtinë.
Kryetari i komunës Sokol Bashota e ka falënderuar BE-në , për bashkëpunim , si dhe ka shtuar se kjo bulmetore po tregon sukses në prodhimet e saj cilësore . Ndërsa përfaqësuesja e RTM-së , Danila Zizi ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për realizimin e këtij projekti.