Mozaiku quhet Polikrom dhe është me shumë ngjyra si e bardha, e zeza, kafe, e verdhë, e kuqe janë ngjyra që dominojnë . Figurat që prezantohen në këtë mozaik janë të tipit gjeometrik, çka do të thotë që figurat krijohen nga kombinimi i rrathëve katrore, rombeve, trekëndëshave dhe kombinimi i tyre krijon figurat. E veçanta është ambienti B, korniza e mozaikut rrethohet nga gjethe formë zemre. Përmasat e gurëve të vendosur në mozaik janë nga 1 deri në 1.2 cm.
Në fshatin Dresnik i Poshtëm të komunës së Klinës në bazë të materialit të gjetur në këtë zonë , studiues si Evans dhe Cershkov, mendojnë se këtu ndodhet një qendër municipale e periudhës romake. Këtë ide e mbështet edhe arkeologu i njohur Zef Mirdita . Nisur nga këto të dhëna vitin e kaluar është bërë një gërmim kontrolli ku është zbuluar vetëm një pjesë e vogël e mozaikut. Gërmimet kanë vazhduar në vitin 2013 dhe kanë dhënë rezultate senzacionale, ku është zbuluar një godinë e karakterit shoqëror-publik shumë luksoze.
Arkeologu nga Instituti Arkeologjik i Kosovës -Masar Valla, gjatë përmbylljes së këtij projekti është shprehur se: kemi përpara një monument me vlera të jashtëzakonshme, i vetmi i këtij lloji për momentin në territorin e Republikës së Kosovës. Ky monument i zbuluar nuk i takon vetëm trashëgimisë së Kosovës po i takon trashëgimisë Evropiane dhe botërore. E veçanta e kësaj godine luksoze është se të gjitha hapësirat e zbuluara gjer më tani , nga të cilat kemi hapur , dyshemetë e tyre janë punuar me mozaikë gjeometrike të ndryshme dhe se i përkasin shekullit II dhe III pas Krishtit. Ky monument është i veçantë në hapësirat e Dardanisë antike dhe mendojmë se gërmimet e mëtejshme, të cilat i financon Ministria e Kulturës , do të na japin më shumë nga njohurit të reja për jetën sociale , politike dhe zhvillimin ekonomik të Dardanisë, ku gjer më tani kemi shumë pak informacione nga autoret antik.
Prandaj falënderojmë ministrin e Kulturës, Rinis dhe Sportit ,z. Memli Krasniqin i cili na ka përkrah në realizimin e këtij projekti. Duhet cekur se ky monument është i vetmi i cili i plotëson kushtet për të qenë mbrojtje të UNESKOS.
Shpresojmë se me ndihmën e Ministrit Krasniqi, ky monument shumë shpejt do të jetë i gatshëm si pika turistike me e vizituara në Republikën e Kosovës ka thënë arkeologu Masar Valla .