Nën patronatin e kryetarit të komunës Sokol Bashota , organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është mbajtur akademi përkujtimore për Dëshmorin e Kombit- Kolë Ndrecë Mirdita, në 14 vjetorin e rënies së tij .
Gjatë kësaj ceremonie ish zëvendës komandat i UÇK-së dhe tani i pari i komunës Sokol Bashota është shprehur se : Jemi sot këtu, me ndjenjën më të veçantë të respektit dhe të vlerësimit për këtë dëshmor të kombit dhe për gjithë heronjtë dhe dëshmorët të tjerë të kombit, si dhe për të çmuar përkushtimin dhe kontributin që ka dhënë familja Mirdita dhe gjitha familjet të tjera që bijtë e tyre i kanë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Puna për lirinë e atdheut për Dëshmorin e Kombit Kolë Mirdita, ishte moto që u shndërrua në parim të veprimit politik dhe kombëtar dhe që atë e frymëzoi deri në çastin e fundit të jetës së tij. Kjo datë që po e përkujtojmë sot, është vlerësim njerëzor dhe institucional; shprehje për rolin dhe kontributin e gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit që dhanë jetën në një periudhë të kthesave të mëdha historike të vendit tonë. Edhe dëshmori i kombit Kolë Mirdita, edhe gjithë dëshmorët të tjerë, të cilët jetuan, punuan dhe ranë bashkë në moshë të re, u bënë shembull i trimërisë dhe dashurisë për atdheun. Ata treguan me veprën e tyre se si duhet të mbrohet e drejta e popullit për të jetuar i lirë dhe për të qeverisur veten. Lavdi përjetë Kolë Mirditës dhe gjithë Dëshmorëve të tjerë të Kombit ka thënë kryetari Bashota. 
Përfaqësuesi i OVL-së Xhavit Dauti është shprehur se: Sa herë që e përkujtojmë dëshmorin Kolë Mirdita dhe dëshmorët e kombit në përgjithësi ne kujtojmë historinë tonë të ndritur , ngase lufta, gjaku, mundi dhe sakrifica sublime e Dëshmorëve të Kombit u bënë gurëthemel dhe bazament i shtetit të Republikës së Kosovës.
Për Kolë Mirditën kanë folur edhe zëvendësministri për Pune dhe Mirëqenie Sociale Fatmir Shurdhaj, Gjeneral -Sander Lleshi , Nik Frroku- bashkëluftëtar, telegram ngushëlli ka dërguar familja Jashari . Ndërsa, Koloneli-Donald Zedler nga Armata e Shteteve të Bashkuara ka thënë se : Sot jam këtu në cilësinë e një qytetari privat të SHBA-ve , si një bashkëveteran dhe liridashës, dhe si shenje të vogël respekti për familjen Mirdita, babait të Kolës- Ndrecës , ia dhuroi Monedhën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Monedhë kjo që simbolizon Lirinë dhe Besimin tonë në Zot. Ceremonia ka përfunduar përmes notave të Edmond Zhulalit, tekstit të Gjokë Becit, kënduar nga këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri me këngën kushtuar Kolë Mirditës – Kam dy jete në përjetësi.