Projekt është financuar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale .
Është bërë përurimi i përfundimit të punimeve të rregullimit të shtratit të lumit “Klina”. Projekt është financuar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale . Kostoja e këtij projekti është 160 mijë euro.

Kryetari i komunës Sokol Bashota tha rregullimi i shtratit të lumit “Klina” ,ka qen një ndër prioritetet e qeverisjes sime. Ky eveniment po përurohet në këtë dit me shi për të treguar se me nuk do të ketë pengesa nga uji.
Shkëlzen Mehmetaj inxhinier i firmës” BM BHK BAU G.M.B.H “ , njëherë përfitues i projektit , tha se firma “BM BHK BAU G.M.B.H” është kompani që vepron në Austri por me filiale në Klinë , dhe qëllimi i ardhjes së kompanisë është zbutja e papunësisë . Në projektin e rregullimit të shtatit të lumit “Klina” , kompania jonë ka punësuar 40% të punëtorëve nga Qendra për Punësim e komunës së Klinës ka thënë Mehmetaj.