Komuna e Klinës ka përfunduar të premten dëgjimin e pestë publik për Draft-Planin Buxhetor për vitin 2024, sipas kufijve buxhetor të përcaktuar në qarkoren buxhetore, me gratë dhe të rinjtë, i cili u mbajt në hapësirat e hollit të Galerisë së Shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në Klinë.
Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj dhe të pranishëm ishin zyrtarja kryesore financiare, Melihate Behramaj e cila prezantoi Draft-Planin Buxhetor për vitin 2024, drejtorë të tjerë të drejtorive, anëtarë të grupit punues si dhe gra dhe të rinj klinas.
Në takim është diskutuar mbi nevojat dhe prioritetet e grave dhe të rinjtë të cilat do të jenë projeksione të buxhetit për vitin 2024.



