Komuna e Klinës ka përfunduar dje dëgjimin e katërt publik për Draft-Planin Buxhetor për vitin 2024, sipas kufijve buxhetor të përcaktuar në qarkoren buxhetore, me bujqit, fermerët dhe kultivuesit e tjerë, i cili ishte planifikuar të mbahet në parkun “Ilir Merturi”, por që u mbajt në sallën e kuvendit të komunës për shkak të motit dhe mundësisë që të kishte reshje të shiut.
Takimin e udhëhoqi drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Lorenc Marleku dhe të pranishëm ishin edhe drejtorë të tjerë të drejtorive, anëtarë të grupit punues si dhe bujq e fermerë klinas.
Në takim është diskutuar mbi nevojat dhe prioritetet në sektorin e bujqësisë të cilat do të jenë projeksione të buxhetit për vitin 2024.





