Vendi i parë-Çmimi “Mujë Krasniqi” SHKA “Drenica” Skënderaj.
Edhe natën e tretë të festivalit folklorik “ I këndojmë lirisë” që u mbajt në Klinë mbretëroi atemsoferë festivali. Grupet pjesëmarrëse në festival bënë defile artistik në qytetin e Klinës të përcjellur nga qytetar të shumtë që e kishin vërshuar Klinën.
Natën e tretë festivalin e hapi SHKA “Malsori” Gjonaj – Has me një kolorit të etnografisë autoktone dhe me valle e këngë që u duartrokit gjatë nga publiku dhe kështu me radhë këngë pas kënge e valle pas valle deri te pikat përshëndeste që ishin atraktive si për nga kënga si për nga interpretimi. Në Klinë për tri net me radhë u tubuan artist, mysafir e qytetar nga të gjitha viset shqiptare për ti përkujtua dëshmoret e kombit dhe për t’i kënduar lirisë.
Pasi u përcollën të gjitha pikat konkurruese, juria në përbërje: prof. Dr. Muzafere Mustafa, Mr. Haki Mulliqi e Sejmen Gjokoli ndan këto Çmime:
Vendi i parë-Çmimi “Mujë Krasniqi” SHKA “Drenica” Skënderaj. Çmimin e dorëzoi Kryetari i Komunës njëherit drejtor i festivalit z. Sokol Bashota.
Vendi i dytë iu nda SHKA “ Sharri” Hani Elezit, Çmimin e dorëzoi- Halil Krasniqi,baba i dëshmorëve të Kombit Mujë e Ali Krasniqi.
Vendi i tretë iu nda Ansamblit “Bajram Curri” Prishtinë, Çmimin e dorëzoi kolonel Jetullah Geci ish drejtor i festivalit “I këndojmë Lirisë”.
Pastaj Çmimi,”Veteran i festivalit” iu nda rapsodit Bexhet Korpuzi, Lipjan , Çmimi “ Veshja më autentike iu nda Ansamblit “Rugova”, Pejë. “Instrumentisti më i mirë” u shpall Besnik Osmanollaj SHKA “ Malsori” Gjonaj-Has. “Teksti më i mirë” u shpërblye , teksti i këngës “ Ti bashkojmë trojet shqiptare” fitues grupi i rapsodëve nga Lezha. “Koreografia më e mirë” i takoi valles “Shqiponjat” SHKA “Salih e Feriz Krasniqi” me koreografen Fatime Hajra Malishevë. “ Interpretuesi më i mirë” ky epitet i takoi Besim Avdylit nga Drenasi. Çmimi i publikut SHKA “ Shotë Galica” Drenas.
Festivali u shpall i mbyllur në mesnatën e tetë qershorit me atmosferën e zbrazjes së fishekzjarrëve ku koloriti i tyre ndriçonte qiellin mbi Klinën. Përshëndetja ishte mirë u takofshim në edicionin e katërmbëdhjetë në qershorin e vitit 2014.
Zëdhënësi i festivalit: Ismet Krasniqi