Deri në orët e vona, Drejtoria për Shërbime Publike në komunën e Klinës, bashkë me njësinë e zjarrfikësve dhe stafin e pastrimit, në kuadër të kësaj drejtorie kanë bërë pastrimin e shesheve “Mujë Krasniqi”, “ Nënë Tereza” si dhe sheshin “Skënderbe”.
Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Qendrim Millaku, theksoi rëndësinë e pastrimeve të rregullta të qytetit dhe zonave përreth, të cilat ndodhin në mënyrë të vazhdueshme që të ndikojnë dhe inkurajojnë një kulturë që hapësirat publike të jenë çdo herë në nivel të pastërtisë.




