Në kuadër të takimeve buxhetore me qytetarët e lokaliteteve të ndryshme, me grupet e interesit dhe grupet shoqërore, Komuna e Klinës ka mbajtur edhe dëgjimin e shtatë në Jashanicë, me banorët e fshatrave Gjurgjevik i Madh, Jashanicë, Dush i Vogël, Siqevë dhe Dobërdol. Takimi u zhvillua duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e shkollës së mesme të ulët “Tre Dëshmorët”.
Fillimisht, u prezantua buxheti komunal për vitin 2025, duke u theksuar projektet kryesore kapitale që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të Komunës së Klinës dhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve. Prezantimin e bëri kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i cili ishte i pranishëm në këtë takim i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Enver Berisha, dhe anëtarët e grupit punues.
Banorët pjesëmarrës nga lokalitetet e sipërpërmendura listuan këto kërkesa:
• Pastrimi i shtratit të lumit “Klina”,
• Asfaltimi i rrugicave të mbetura në Dush,
• Nevoja për shtylla dhe përçues të rrymës elektrike,
• Mundësia për ndërtimin e trotuarit në dy vitet e ardhshme buxhetore në rrugën kryesore “Met Imeri”.
