Në Klinë poashtu është bërë hapja e panairit më produktet vendore dhe artizanale nga prodhuesit vendor nga Klina dhe më gjerë.
Hapjen e kësaj ngjarjeje e ka bërë kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj bashkë me drejtorin komunal të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lorenc Marleku.
Drejtori komunal i Bujqësisë, Lorenc Marleku, tha se këtë vit po marrin pjesë 15 kompani të ndryshme nga e mbarë Kosova, derisa u shpreh i kënaqur me interesimin e prodhuesve vendorë që të marrin pjesë në këtë panair.
Ai bëri thirrje që në organizimet e ardhshme të bëhet stimulimi me mjete financiare për të gjithë të interesuarit ngase në këtë mënyrë i rritet vlera këtyre organizimeve.
Njëri nga pjesëmarrësit e këtij panairi Lorenc Kqiraj u shpreh i kënaqur më këtë pjesëmarrje sepse sipas tij organizimet e tilla po kontribuojnë në promovimin e prodhimeve e sidomos atyre vendore.